×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja bëhet me 337 ushtarë të rinj

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 10:55

    Në kazermën “Adem Jashari” këto momente ka përfunduar ceremonia e certifikimit të 337 rekrutëve të rinj të FSK-së.


    Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka kërkuar nga të gjithë rekrutët e rinj angazhim maksimal në procesin e tranzicionit të kësaj force, njofton Klan Kosova.

    Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka thënë se brenda FSK-së ka diversitet, duke treguar se në mesin e 337 ushtarëve të rinj, 52 janë ferma dhe 22 vijnë nga komunitet pakicë.

    “Nuk ka detyrë më të ndershme sesa t’i shërbesh vendit dhe të kontribuosh në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Jeni me fat sepse i takoni gjeneratës së parë të ushtarëve që i bashkoheni FSK me mandatin e ri mandatin ushtarak. Gjithmonë nderoni uniformën e FSK-së dhe atdheun”, është shprehur Berisha.

    “Jam i bindur se e ardhmja e FSK-së do të jetë e sigurt. Disversitet në radhët tona është vlerë”.

    “Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO”, ka shtuar ai ndër të tjera.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!