×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 15:25

    Forca e Sigurisë së Kosovës e ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina të cilët për gjashtë javë ndoqën trajnimin nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët amerikanë të EUCOM.

    Përmes një postimi në Facebook në faqen e tyre zyrtare, thuhet se gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurtë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Në kuadër të ndihmës që ka ofruar Kosova për të mbështetur shtetin e Ukrainës në përballimin e agresionit rus, sot në Kazermën e Deminimit në Prizren, është certifikuar grupit i pestë i kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD Niveli 1&2, nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe instruktorët Amerikanë të EUCOM. Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Në përfundim thuhet se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësit e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!