×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja e nderon me vizitë nënën Ferdonije për Vitin e Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 23:52

    Një grup i ushtarëve të FSK-së e kanë vizituar Ferdonije Qerkezin me rastin e festës së Vitit të Ri.


    Nëna Ferdonije ka falënderuar djemtë dhe vajzat e FSK-së për vizitën në shtëpinë e saj.

    “Faleminderit për vizitën FSK”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe fotografinë.

    Ferdonije Qerkeziënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.

    Nga atëherë nënë Ferdonija vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.

    Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.

    Mes të vrarëve ishin katër djemtë dhe burri i Ferdonije Qerkezit dhe mysafirë të kësaj familjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!