×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja gjen personin e zhdukur në malet e Koznicës

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 16:11
    Kompania e Kërkim Shpëtimit gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar me operacionin e Kërkim Shpëtimit Malor në fshatin Kishnicë, përkatësisht në malet e Koznicës për gjetjen e një personi të raportuar të zhdukur me inicialet A.L.

    Siç njofton FSK-ja, ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe ka rezultuar me gjetjen e personit në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
    “Personit i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!