×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    FSK-ja përfundon ushtrimin fushor `Steel Wolf`

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 8:05

    Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.

    Përmes një njoftimi për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thuhet se validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësitë ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.

    “Ky Mision përfshinë një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërësi”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim thuhet se ushtrimi fushor “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!