×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, qëllim ngritja e kapaciteteve luftarake

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 10:25

    Forca e Sigurisë e Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11’’.

    Kjo është bërë e ditur nga ana e Ministrit të Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

    ‘’Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale’’, ka bërë të ditur Maqedonci.

    Më tutje Maqedonci është shprehur se Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!