Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë muajit dhjetor ka realizuar trajnimin taktik dhe të mbijetesës “Simboli i Ujkut”.
Ushtarët e FSK-së janë nisur në një mision të vështirë.
Por rruga deri atje është e gjatë andaj edhe duhet të udhëtojnë me varka.E rrugëtimi i tyre mund të has edhe në vështirësi.
Ndërkohë pasi bie errësira duhet edhe motivim për ushtarët për ta kaluar më lehtë këtë aksion.
E sfidat gjatë rrugës sa shkojnë e shtohen andaj u duhet ta përdorin edhe litarin për të mbërritur në cak.
Në fakt ky është një trajnim i organizuar nga FSK-ja i quajtur “Simboli i Ujkut”.
Ky trajnim është organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë muajit dhjetor.
Ky llogaritet të jetë njëri prej trajnimeve më të avancuara dhe me sfiduese me të cilat përballen pjesëtarët e FSK-së.
Po ashtu ushtarët janë përballur me vështirësi të mëdha duke bartur pesha të rënda mbi 40 kilogram dhe vetëm me nga një racion ushqim në 24 orë.
Trajnimi është zhvilluar në fazën teorike dhe praktike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.