×
  • Lajme
  • Lajme

    Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 21:04

    Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullima. Javën e ardhshme sërish rikthehet i nxehti afrikan me kthjellime e temperatura maksimale deri në 35C.


    Sipas Prishtina Waeather pas motit shumë të nxehtë në këto ditët e fundit, në fundjavë pritet të mbajë mot jostabil, ku pritet rënie e lehtë e temperaturave, si dhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, të cilat lokalisht mund të jenë mjaft intensive me sasi të reshjeve, e me mundësi edhe për breshër.

    Nga fillimi i javës së ardhshme sërish rikthehet i nxehti afrikan. Ditën e hënë do të ketë më shumë intervale me diell, e përreth viseve malore mbeten mundësi për rrebeshe me bubullima. E nga dita e martë do të mbajë mot shumë i nxehtë e kryesisht me diell.

    Cilësia e ajrit edhe ditëve të fundjavës kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.

    Indeksi i rrezeve UV edhe ditëve të fundjavës kryesisht do të jetë në vlera shumë të larta, e që përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

    10.07 – Mbetet nxehtë, paradite intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër nëpër lokalitete.

    11.07 – Paradite me intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira, e ku priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë intenzive, me mundësi edhe për breshër.

    12.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe me bubullima.

    13.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

    14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

    Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në ditët e fundjavës zbresin deri në 30C, e javën e ardhshme deri ditën e mërkurë rriten deri në 35C.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s, e në fillim të javës së ardhshme kryesisht nga jugu e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet përreth vlerave normale ditëve në vijim, e nga dita e martë me tendencë të rënies.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!