Një veturë është fundosur në Liqenin e Badovcit sot në mesditë.
Lajmin e ka konfirmuar Milaim Vitia, shef i rojeve në shoqatën e peshkatarëve “Krapi”.
“Shoferi i veturës e ka parku veturën, pa e ngreh frenin e dorës, një fëmijë katër ose pesëvjeçar e kanë lënë brenda dhe pasi familjarët kanë dalë nga vetura, ajo është fundosur”, ka thënë Vitia për kallxo.com.
Tutje, ai ka shtuar se përreth ka pasur qytetarë dhe pjesëtarë të ekipit të shoqatës “Krapi” të cilët kanë vrapuar dhe e kanë shpëtuar fëmijën dhe e kanë nxjerrë veturën nga uji.
“Fëmija është nxjerrë nga vetura, pastaj është nxjerrë vetura, e cila është fundosur në një thellësi prej dhjetë metra”, ka thënë Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.