×
  • Lajme
  • Lajme

    Furtuna Sheremeti emërohet Këshilltare e Jashtme Politike për Çështje Juridike

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 17:39

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Furtuna Sheremetin si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike, shkruan Reporteri.net.


    Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftim për medie nga Zyra e Kryeministrit.

    Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

    Këshilltarja e re, është aktualisht në vitin e fundit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë ku edhe është duke hulumtuar temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!