×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushata për Prishtinë, Ramush Haradinaj prezanton tri familje që iu bashkuan AAK-së

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 16:36

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë prezantimin e disa familjeve të Prishtinës të cilat kanë aderuar në AAK.


    Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës tha se intelektualë, afaristë, tregtarë e ndërmarrës nga tri familje të nderuara të Prishtinës, Gashi, Begolli e Duraku, prej sot janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Aleanca si adresë e sigurt nga e cila kanë dalë shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe gardiane e interesave nacionale me konsistencë e vendosmëri, po fuqizohet me kuadro të reja dita ditës”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Intelektualë, afaristë, tregtarë e ndërmarrës nga tri familje të nderuara të Prishtinës, Gashi, Begolli e Duraku, prej sot janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Aleanca si adresë e sigurt nga e cila kanë dalë shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe gardiane e interesave nacionale me konsistencë e vendosmëri, po fuqizohet me kuadro të reja dita ditës.

    Duke iu uruar mirëseardhjen, i falënderova për vullnetin e tyre për t’u bashkuar në rrugëtimin për shtetin e fortë dhe të mirëqenë.

    Të bashkuar ia dalim!

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!