×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë s’ka kush i ndalë, vazhdojnë t’i thyejnë masat anti-Covid

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 20:55

    Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 392 gjoba, partitë vazhdojnë të thyejnë masat anti-covid.


    Policia e Kosovës po vazhdon të kujdeset që qytetarët të respektojnë masat anti-covid.

    Nga ky institucion kanë thënë për T7 se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 392 gjoba në bazë të Ligjit COVID.

    ‘’Policia e Kosovës, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, përfshirë angazhimet policore në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ku në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga data – 26.08.2020 deri më datën 27.12.2020 janë shiptuar 106.056 Fletëparaqitje (tiketa), në bazë të ligjit ndaj personave pa dallime për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19’’, ka deklaruar policia, shkruan express.

    Mirëpo nuk dihet nëse këta të fundit po bëjnë një gjë të tillë edhe në aktivitetet e partive politike të cilat janë intensifikuar këto ditë.

    Ani pse ende nuk ka një datë të saktë për zgjedhje, partitë kryesore në vend kanë filluar parafushatë – fushatën.

    Kështu po vepron edhe partia në pushtet, LDK.

    Zyrtarët e kësaj partie kanë filluar aktivitetet partiake, në vende të ndryshme.

    Një gjë të tillë tregon edhe kjo fotografi ku shihet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

    Ani pse Ligji Covid, nuk lejon tubimin e më shume se 5 personave Abrashi këtu u pa në mesin e shume qytetarëve.

    Madje shumë nga ta nuk bartin maska që janë obligative në bazë të ligjit.

    Njëjte ka vepruar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka vazhdar tubimet me strukturat drejtuese të Nismës në qytetin e Prizrenit.

    Edhe këtu u pa një numër i madh i qytetarëve.

    Tubime të tilla ka organizuar edhe AAK.

    Kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me strukturat e degës së Aleancës në Deçan.

    Ndërkaq vëllai i tij Daut Haradinaj ka gjetur një mënyrë tjetër për të bërë fushatë.

    Ky i fundit ka organizuar një darkë ku të ftuar pati qytetarë nga Decani.

    E kritikues të shkeljes së masave janë shpesh edhe LVV.

    Por, edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti u pa në vende ku kishte grumbullim të madh të qytetarëve.

    Kurti bashkë me ish Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ish-ministren e Ekonomisë Rozeta Hajdari, Kryetarin e Qendrës së Vitisë, Nijazi Isaku, e bashkë aktivistë shënuan Krishtlindjen në Stubëll.

    Edhe këtu pati mos respektim të masave

    Masat nuk po respektohen edhe nga degët e partive ne qytete të ndryshme.

    Një rast i tillë ka ndodhur edhe te kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

    Lushtaku ka publikuar një fotografi ku shihet në darkë me miq, që qëndrojnë afër njëri tjetrit e nuk respektojnë masat.

    Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të dielën u ndodhë në një situatë të njëjte.

    Përderisa e kaloi ditën në fshatin Aqarevë, ai aty u pritë nga disa qytetarë.

    Nën tingujt e këngëve patriotike e çiftelisë.

    E nisjen e fushatës para kohës si dhe tubimet e tilla në kohë Pandemie po i kundërshtojnë edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    Partitë Politike kanë intensifikuar aktivetet partiake, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi qeverinë Hoti, pasi gjeti shkelje kushtetuese gjatë votimit të saj me 3 qershor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!