Në rrjete sociale ka nisur një fushatë kundër anëtarit të LDK-së Lumir Abdixhikut nga grupi meKryeministritn, administratorët e së cilit janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në grupin “meKryeministrin” në Facebook janë shpërndarë disa fotografi të Abdixhikut e ku ai është krahasuar me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, sjkruan Express.
Në këtë faqe madje shkruhet se Abdixhiku duhet të pensionohet në politikë.
Kjo faqe njihet si njëra nga më të mëdhat në rrjete sociale që menaxhohet nga aktivistë të Vetëvendosjes.
Abdixhiku ishte ministër në Qeverinë Kurti derisa në Qeverinë Hoti nuk e kishte mbajtur pozitën e njëjtë.
Ai kishte qenë një nga personat më të përfolur si kandidat për kryeministër nga LDK-ja në këto zgjedhje, ndërsa, është përmendur edhe si kandidat i këtij subjekti në zgjedhjet që pritet të mbahen sivjet për kryetar të komunës së Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.