Moti i vështirë me të reshura të shiu e borës që ka mbretëruar ditëve të fundit në Kosovë, ka shkaktuar vërshime në gjithë territorin e vendit, shkruan Reporteri.net.
Një lagje e Fushë Kosovës është bllokuar nga uji.
Në fotografi mund të shihni oborrin e një ndërtese të mbuluar nga uji dhe makinat pothuajse të mbuluara.
Dëmet janë shkaktuar në të gjithë vendin. Kemi raportuar për rrugë të prishura, ura të shembura, shtëpi që janë dëmtuar shumë nga vërshimet.
Gjendja është aq e rënduar sa ka filluar evakuimi i banorëve me barka.
Janë nga Kallxo.com.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.