Ka rezultuar të jetë e prekur me COVID-19, një tjetër infermiere e Spitalit Rajonal të Gjakovës. 40 vjeçarja e konfirmuar sot me Coronavirus është gruaja e infermierit gjakovar që mbrëmë po ashtu rezultoi pozitiv në testet e kësaj pandemia. Kështu, të paktën 5 punonjës tjetër të këtij spitali, përfshirë edhe mjekë, që ka punuar dhe kanë pasur kontakt të afërt fizik me çiftin e prekur, janë futur në karantinë.
Një tjetër punonjëse shëndetësore e Spitalit Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” është konfirmuar të shtunën të jetë e prekur me pandeminë COVID-19, raporton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Fjala është për një infermiere të këtij spitali, e cila rezultoi pozitive në testin për Coronavirus, një ditë pasi pozitiv në të njëjtin test doli edhe bashkëshorti i saj 43 vjeçar. Ky i fundit, gjithashtu infermier, në të njëjtin spital.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka mësuar se pasi është mësuar se çifti gjakovar janë të prekur me Coronavirus, të paktën 5 punonjës të Spitalit të Gjakovës kanë hyrë në karantinë.
Ata kishin qenë në kontakt të afërt fizik me çiftin e infermierëve.
Në mesin e tyre ka edhe mjekë të Spitalit Rajonal të Gjakovës, shkruan Reporteri.net.
Të njëjtit janë edhe duke kryer teste për të parë nëse është transmetuar tek ta pandemia COVID-19, që është bërë shqetësim në gjithë globin.
Njëri nga të infektuarit ka ardhur nga Gjermania dhe jeton në Ferizaj, ndërkohë rastet e tjera janë raste kontakti, dy nga Prishtina, sikurse edhe ajo e gjakovares infermiere.
Kështu, numri në total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë rezulton të jetë në 28 persona. /Reporteri.net/.