×
  • Lajme
  • Lajme

    Futën në treg 10 mijë dollarë të falsifikuar në Pejë dhe Prizren, arrestohen katër persona

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 16:10

    Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë lëshuar në treg 10 mijë dollar amerikanë të falsifikuar.


    Sipas Policisë këto para janë future në qarkullim në Pejë dhe Prizren, shkruan Reporteri.net.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot më datë 22 korrik 2021, ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K (1988), S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000), nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Këta të dyshuar që në janar 2021, në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit në të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Po ashtu është bërë e ditur se ky hetim është zhvilluar nën masa të fshehta.

    “Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14 (katërmbëdhjetë) fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së”, ka njoftuar Policia.

    Po ashtu nga të dyshuarit janë sekuestruar si povë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.

    Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!