×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Futja e Atilla Kardesh në Big Brother, Rrjeti i Grave: Promovimi i këtyre figurave, mesazh se dhuna ndaj grave mund të tolerohet

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 11:02

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas futjes së ish-burrit të Drenusha Latifit në Big Brother, ku thonë se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Klan Kosova është e papranueshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në reagimin e tyre thonë se promovimi i figurave të përfshira në raste në tilla dërgon mesazh se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo minimizohet.

    Reagimi i plotë:

    Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin për promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, siç u pa mbrëmë në televizionin Klan Kosova. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një show në Klan Kosova, është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.

    Të promovosh figura të përfshira në raste të tilla nuk është vetëm e papërgjegjshme, por dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo të minimizohet.

    Bëjmë thirrje që mediat të marrin përgjegjësinë për të reflektuar seriozitetin që e ka ky problem dhe të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet pa asnjë hezitim dhe duhet të luftohet me vendosmëri nga të gjithë në çdo mënyrë që munden – për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!