Mbrëmë dy persona deri më tani të panjohur për Policinë e Kosovës e kanë ndalur dhe grabitur një taksi të kompanisë “Urban Taxi”, shkruan Reporteri.net.
Sipas burimeve të Reporteri.net, vetura është ndalur dhe në të ishin disa persona.
Rasti në polici është paraqitur nga drejtuesi i taksisë.
“Rreth ores 22: 35 në stacionin policor Jugu është paraqitur pala ankuese i cili deklaron se derisa ishte duke punuar si takstist në “Urban Taxi”, dy persona të panjohur e kanë grabitur me armë derisa i njëjti ishte duke i dërguar personat në destinacionin ku e kishin udhëzuar”, thotë ky burim i Reporteri.net.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është hapur rasti grabitje dhe mbtet nën hetime nga njësitë relevante.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.