Organizata ”Green Art Center”, e ka marrë me shqetësim lajmin për bllokimin e xhirollogarisë së kompania regjionale “Pastrimi” Sh.A.
Si pasojë e kësaj, kryeqyteti tashmë është shndërruar në deponi të mbeturinave. Andaj, GAC i bën thirrje institucioneve shtetërore që të veprojnë sa më parë në zgjidhjen e sfidave ekonomike me të cilat po ballafaqohen kompanitë publike për grumbullimin e mbeturinave sikurse rasti konkret i kompanisë ‘Pastrimi’ pasi që kjo po shkakton pasoja që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.
”Reformimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave ka nevojë për platformë konkrete institucionale ku secili akter duhet të marrë dhe japë përgjegjësi”, thotë GAC.
”Green Art Center”, si një ndër pak organizata në Kosovë që merret me ruajtjen e mjedisit, kërkon vëmendje të menjëhershme të institucioneve relevante për të tejkaluar këtë situatë në mënyrë që të mos pësojnë qytetarët e as mjedisi në përgjithësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.