×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci: Albin Kurti ka qenë me PDK-në

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 21:53

    Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka thënë se Albin Kurti, ka qenë në Partinë Demokratike të Kosovës.


    “Ai u kon me PDK, s’ka guxu as me më kqyr. Ai u kon me PDK, dilke i shajke sa mujke, e ka pas një emision natën vonë dhe e shajke LDK-në. Pra ka qenë kundër Rugovës”, ka thënë Geci në RTV Dukagjini, për kryeministrin në detyrë, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Ai këtë lidhje e bën edhe për shkak se disa figura të larta të Vetëvendosjes kanë qenë njerëz të PDK-së dhe LPK-së

    Mirëpo, anëtari i LDK-së thotë se fuqinë më të madhe Albin Kurtit ja kanë dhënë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në kohën kur këta ishin bashkë në opozitë.

    “Kur Vetëvendosje mbante protesta që gjuanin me gurë e rrihnin me stupca, Haradinaj e Limaj qëndronin mbrapa Kurtit dhe thoshin se kush guxon me prek Albin Kurtin ne jemi këtu si UÇK. Ata janë njerëzit kryesor që i kanë dhënë fuqinë kryesore këtij njeriu [Albin Kurtit]”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!