Gani Geci, babai i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, ka thënë se ky subjekt nuk mund të ta përdorë nënshkrimin e së bijës së tij për një koalicion të mundshëm me PDK-në.
“Mariogona Geci dhe familja jonë ka thënë që kurrë nuk votojmë koalicion me PDK-në dhe qëndrojmë prapa kësaj. Mocioni i hapë rrugë secilit koalicion, mund t’i hapë rrugë koalicionit me AAK dhe Nisma”, ka thënë Geci, njofton Klan Kosova.
“Marigona Geci nuk e voton asnjë koalicion me PDK. Ka thënë para zgjedhjeve, kurrë asnjëherë në asnjë formë, qoftë gjithëpërfshirës, vajza jonë nuk e voton. Nuk jemi laramanë që ndërrojmë qëndrimet nga java në javë.”
Deputetja Marigona Geci nuk ka mundur të lëvizë jashtë Vitisë për shkak se kjo qytezë është karantinuar pas rasteve të paraqitura atje me Koronavirus.
I ati i saj ka thënë se ata që i dalin kundër SHBA-së s’janë largpamës.
“Të gjithë janë kundër që e kanë çliruar këtë vend që e kanë ndjek Serbinë me bomba, duhet ta dinë që SHBA-ja vendos për këtë vend dhe shtetet e mëdha si Gjermania… Nuk ka fuqi ekonomike as ushtarake të ta përballojë fuqinë politike, ushtarake ekonomike, e lërë më vendi i ynë. Në këtë situatë kur e kemi një përballje me Koronavirusin dhe tash të kemi edhe një problem tjetër, ata që e kanë krijuar janë shkurtpamës – nuk dinë të udhëheqin me këtë vend”, ka thënë Geci