×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci: Hashim Thaçi më luti t’i bashkohem PDK-së, por i thash më përpara shkoj me Sllavisha Petkoviqin

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 21:35

    Gani Geci ish-deputet i LDK-së ka treguar se si ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi i ka bërë ofertë për të aderuar në këtë parti por se ka refuzuar kategorikisht.


    Ai ka treguar se Thaçi e ka thirrë në kohën kur LDK-ja e përjashtoi atë dhe vëllaun e tij.

    “Unë jam kanë në odë më thirrë në telefon një numër. Del të jetë Hashim Thaçi dhe më thotë të ka përjashtu Isa Mustafa prej partie, zgjidhe cilën numër po e do në PDK. I thash o Hashim Thaçi më përpara shkoj me Sllavisha Petkoviqin (ish deputet nga minoriteti serb 2007-2010) se me ty. Prej Polaci më ka thirrë dhe më ka thënë cilin numër po e do, ja kish lyp numrin Jetullah Gecit”, ka deklaruar Geci në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se ky i fundit tash nuk mbanë ndonjë pozitë të lartë në LDK, por është veç një anëtarë i thjeshtë i kësaj partie. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!