×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci thotë se po të mos ishte lufta në Kosovë, ai sot do të ishte artist

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 21:58

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur edhe për kohën kur ai ishte nxënës.


    Vetën ai e ka përshkruar si nxënës i shkëlqyer dhe i urtë, shkruan Reporteri.net.

    Ai në emisionin “Tete a tete me Adelinën” në Kanal10, ka thënë se nëse nuk do të ndodhte lufta, nuk do të ishte ky që është, por do të ndiqte rrugën e artit.

    ‘Unë kam qenë nxënës i shkëlqyer në shkollën fillore. Të gjitha pesa i kam pasur”, tha Geci.

    “Shumë i urtë jom kon në shkollën fillore. Baba është kënaq me mua. E kam pasë diplomën e Vukut me të gjitha pesa”, shpjegoi ai.

    “Kur kam shkuar në shkollën e mesme ka qenë ai mësimi i orientuar. Në gjeneratë kam qenë me Hashim Thaçin. Edhe vendas. Unë kam qenë kimi dhe ai ka qenë kimi-teknologji”, tregoi Geci.

    “Po të mos ishte lufta nuk do të isha ky që jam. Ndoshta do të ishte arti ai që do ta kisha ndjek”, tha Geci. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!