×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci thotë se Vjosa Osmani do të shkatërrohet politikisht nga Kurti dhe do të përfundojë se Daci e Sejdiu

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 19:09

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Gani Geci, ka komentuar fërkimin politik ndërmjet u.d. të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryetarit të LVV’së, Albin Kurti.


    Geci ka vlerësuar se ish-kryeministri Kurti e do, siç i thotë ai, shkatërrimin politik të Osmanit, teksa për këtë të fundit thotë se karriera e saj politike do përfundojë njësoj sikurse e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, e ish-anëtarit të LDK’së, Nexhat Daci.

    Anëtari i subjektit politik në qeverisje këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Komentet vijojnë pas intervistës së ushtrueses së detyrës së shefit të vendit në RTK, e cila tha se mund të ketë bashkëpunim politik mes partisë së re të saj dhe LVV’së.

    “Po më vjen shum keq që Vjosa Osmani nuk ka arriturr ta kuptoj se e arritura më e madhe e Albin Kurtit dhe e LVV është shkatërrimi politikë i rivalës së tij kryesore Vjosa Osmani, e në të njejtën kohë edhe dëmtimi përkohêshëm i LDK-ës”, deklaron Geci.

    “LDK do të rikthehet gradualisht, por karriera politike e Vjosa Osmanit do të perfundoj ngjashëm me atë të Nexhat Dacin ,Jakup Kraaniqin, Genc Pollon Bamirë Topit Fatmir Sejdiu etj. që te gjith kanë ikur nga trungu i rritës se tyre politike dhe kanë perfunduar karrieren politike”, shton tutje ai.

    Ndryshe, dje Osmani u deklarua edhe lidhur me ish-partinë e saj, LDK, për të cilën nuk dha fjalë të mira. Sipas saj, votuesit e LDK’së janë radhitur karshi Vjosës, teksa subjektit politik në fjalë i ka mbetur emri vetëm në logo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!