Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar qasjen e qeverisë në raport me sfidat me të cilat po përballen qytetarët e vendit.
Musliu ka thënë se Qeveria aktuale po sillet sikur kriza nuk ekziston, në vend që të përballet me gjendjen e rënduar ekonomike në Kosovë.
Musliu thotë se në situatën në të cilën gjendet Kosova do duhej të formohej një ekip qeveritar i cili në baza ditore të ulej e të konsultohej me sektorin privat dhe të gjithë faktorët relevant për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e kësaj situate.
Reagimi i plotë:
A ka dikush qe ti tregoj kësaj Qeverie qe ka krizë në Kosovë?
Qeveria e Kosovës po sillet sikur në Kosovë gjithçka po zhvillohet normalisht pa u brengosur asnjë moment për krizën qe e ka kaplu vendin.
Për ti dalë në ballë krizës ekonomike që ka kaplua vendin fillimisht duhet me e pranu që ka krizë ekonomike në vënd e e jo të sillet indiferent ndaj cdo gjëjë që shqetëson qytetaret.
Në situatën në të cilen gjëndet Kosova do duhej të formohej një ekip qeveritar i cili në baza ditore të ulej e të konsultohej me sektorin privat dhe tw gjithë faktorët relevant për të gjetur një zgjidhje për këtë cfarë po ndodhë që të bëhet mei lehtë kapërcimi i kësaj situate.
Mos pranimi i krizes nga pushtetarët dhe sjellja e tyre neglizhente ndaj problemeve te qytetarëve ka një përgjigjeje të vetme e kjo përgjigjeje është fakti se ata nuk e ndjejnë këtë krizë me që shumica familjet e tyre i kanë të akomoduara e të sigurta në shtete të ndryeshme të evropës.
Nuk ndodhë askund në botë që të qëverisë me vendin një kryeministër që vendin e vet nuk e sheh të denjë për të jetuar familja e tij.
Një kryeministër që femijet e tij nuk i ushqen në Kosovë, nuk i shkollon në Kosovë, nuk i viziton në spitalet e Kosovës ai nuk e meriton të qeverisë me Kosovën dhe ta ketë në dorë fatin e popullit të saj.
Albin Kurti po tallet me qytetarët.