Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me menaxhimin e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë.
Musliu ka thënë se Vitia e ka humbur ndjeshmërinë për personat që po vdesin nga COVID-19 në Kosovë, gjersa ka përmendur edhe rastin e Agon Musliut.
Ajo gjithashtu i ka thënë ministrit Vitia që të kthjellet, ndërsa i ka kërkuar që ky i fundit mos të mbajë ligjërata në Kuvend.
“Sapo e vërtetuat atë së çfarë thashë unë. Sapo thashë që Qeveria e Kosovës ka pare të mjaftueshme, ka buxhet të mjaftueshme për të blerë vaksina. Sigurojeni vaksinën, blijeni vaksinën. Hajde bëjmë rishikimin e buxhetit, çka është e nevojshme. Sjelle këtu dhe kemi me të përkrahë,. Mos i le qytetarët në mëshirën e moshës. Rasti i vaksinave nuk duhet të mbetet në nivelin e lëmoshës. Si duket ju ministër jeni bërë imun ndaj vdekjeve në Kosovë.”
“Me vetë konstatimin e paligjshëm për karantinimin, për Agron Musliu e keni humbur sensin e ndjeshmërisë për qytetarët e Kosovës. Andaj edhe këto vdekje sot për ju janë të natyrshme dhe normale. Kthjellu ministër, veproi ministër, mos na mbajë ligjërata. Nuk kemi nevojë sot për demagogji, kemi sot nevojë për të qenë konkret në veprime dhe për ta shpëtuar qytetarin e Kosovës nga vdekja që po i sillet mbi kokë”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.