×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu: Deputetët e LDK-së ishin në bregdet kur nuk kalonte Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 20:17

    Partia Demokratike e Kosovës këtë javë bojkotoi punimet e Kuvendi të Kosovës në shenjë solidaritet për arrestimet e krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.


    Por ky vendim i PDK-së nga partitë kundërshtare të saj u lidhë me qëllim të mos e votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që gjatë kësaj jave.

    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, mohon një gjë të tillë. Ajo thotë se mospjesëmarrja në punimet e Kuvendit u bë vetëm në shenjë solidaritet me të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që janë për momentin në Hagë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale.

    “Nuk është zakon e PDK-së që mbi fatkeqësitë e popullit të përfitojë politikisht, dhe të shfrytezojë situata të tilla siç janë tani. Konsideroj që ato parti që e kanë drejtuar gishtin nga ne, ta kthejnë gishtin tek vetja, se ku çalon problemi. Në leximin e parë Pakoja Emergjente, e Rimëkëmbjes, nuk i ka marrë votat, deri atëherë kur ka dashur koalicioni qeverisës, dhe kur koalicioni qeverisës dëshirojë të kalojë i bënë votat”, ka thënë Musliu për REPORTERI/INTERVISTA.

    Ajo më tej thotë se PDK nga fillimi i pandemisë ka pasur qasje shumë korrekte, dhe mobilizuese për qytetarët dhe se ka propozuar planin e saj emergjent, si duhet të dilet nga situtata

    Musliu thotë se si opozitë përballë kanë një qeveri që sillet me arrogance dhe nuk përfillë as bashkëpunëtorët e koalicionit e as partitë opozitare

    “Para se të drejtohet gishti ka ne, qeveria të sanojë defektet e saj, t’i mobilizojë deputetët e saj të cilët gjatë kohës kur nuk kalonte Pako e Rimëkëmbjes në lexim të parë, deputetët e LDK ishin duke bërë pushime në bregdet, dhe nuk e prishën fare terezinë që të vijnë të votojnë për projektet e qeverisë që tani i ka në planprogram”, ka thënë Musliu.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!