×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu i reagon Kollçakut: Po e luan rolin e Qeverisë për t’i fshehur të metat e saj

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 15:09

    Kryetarja e Komisionit për Siguri nga Kuvendi i Kosovës, Fatmire Kollçaku, pas mbledhjes së mbajtur nga ky komision tha se është bërë një menaxhim i suksesshëm me situatën pandemike në vend.


    Por nuk vonoi shumë e Kollçakut i reagoi Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës duke e akuzuar Kollçakun se ajo po e luan rolin e qeverisë duke i fshehur të metat e saj.

    Kollçaku mes tjerash tregoi se në takimin e rradhës do e ftojnë edhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj.

    “Mbajtëm një takim të Komisionit për Siguri ku diskutua për cështje e sigurisë dhe menaxhimin e COVID-19. Ishte një takim i zakonshëm dhe deri tani kemi bërë përpjekje t’i evitojmë komisionet që janë të bazuar në rekomandimet e OBSH-së , mirëpo Kuvendi asnjëherë nuk i ka pezulluar takimet dhe në takim e rradhës do ta ftojmë drejtorin e Policisë. Konstatova që kemi pasur një menaxhim të suksseshëm si dhe kemi një siguri në nivelin e duhur në vend”, tha ajo.

    Ndërsa Ganimete Musliu nga PDK e ka kritikuar Kollcakun se ajo po i fshehë të metat e qeverisë.

    “Mbledhja u zgjat sepse u fokusuam komplet në fushën e shëndetësisë. Ka qenë një takim i vonuar dhe i papërgatitur. Kërkesa ka pasur më herët që të takohemi dhe sot u takuam pas dy muajve dhe ne jemi mbet mbrapa se si është menaxhuar situata. E tërë mbledhja u fokuaua me lëvdata nga ana e VV dhe në pamundësi ne sot kemi marr vendim që në takim e rradhës ta ftojmë drejtorin e Policicsë që të na njoftoj për situatën. Po ashtu kanë ndodhur shumë gjëra ku ka pasur edhe lëvizje të shumta si opozitë ne kemi ngritur shqetësimin me gjendjen në teren.Gjendja është shumë e pakënaqshme. Kryetarja e Komisionit e ka luajtur rolin e qeverisë dhe ajo nuk duhet ti fshehë të metat e qeverisë”, tha Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!