×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e PDK-së

    Ganimete Musliu i reagon Kurtit: Po të vije fundi, Thaçi së shpejti do të kthehet si triumfues në Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2024 | 8:46

    Kryeministri Albin Kurti dje në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Kurti tha se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri nga zotimi i Thaçit bërë në vitin 2013.

    Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i cili i thotë kryeministrit se po të vjen fundi, kurse shton se Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj pa ndërhyrje:

    Qielli e toka mund të bëhën bashkë, por Albin Kurti mendë me mbledhë kurrë jo.

    Po kur ke tregu respekt ti për dikën a për diçka bre???

    E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e nisuni me ushtri drejt veriut.

    Tregone me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike.

    Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç maskarallëk nxjerr prej saj.

    Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!

    P.s Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!