×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ganimete Musliu: I thash Avni Deharit, ose flasim të gjithë ose s’flet as ti

    Reporteri
    23 Korrik 2025 | 17:46

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari.

    Musliu ka thënë se pasi Dehari ia ka ndërprerë fjalën, kishte shkuar tek mikrofoni i tij për të vazhduar fjalën, gjë që iu pamundësua.

    Ajo ka treguar se pas veprimeve të Deharit, i kishte thënë këtij të fundit se ose do të flasin të gjithë ose s’do të flasë as ai.

    “Ju luta që të mos ma ndalë mikfrononin. Kur e pash arrogancën e tij, tentova me folë nga mikrofoni I tij. Dhe i thash, ose kemi me folë të gjithë, ose s’ke me folë as ti”, ka thënë Musliu tha në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!