Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e mbrëmshëm rreth marrjes përsipër të mbulimit të kostos së polisave kufitare për diasporën.
Sipas saj, Kurti dhe Qeveria e tij po luajnë me ndjenjat e mërgimtarëve kosovarë.
Postimi i saj në Facebook:
Albin Kurti marre te kofte, kete vendim eshte dashte me e marre diten kur e ke marre postin e Kryeministrit.
Diaspora jone nuk eshte aq naive sa mos me e kuptu lojen tende me ndjenjat e tyre duke marre gjoja vendime te rendesishme per ta diten kur ti e dorzon qeverine.
Ata me mire se çdo kush tjeter e kuptojne peshen dhe rendesine qe kane vendimet tua sot kur vetem njeren kembe e ke ne Qeveri.
Ti po i bene fyerjen ma te madhe qe mund t’i beje dikush diaspores tone. MARRE!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158215275623006&set=a.10150953918833006&type=3