Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e pakënaqur me mosveprimin e Policisë ndaj simpatizantëve të VV-së në Podujevë.
“Policia e Kosovës u sfidua sonte ne Podujeve.
Cfar morali ka nesër Policia e Kosovës t’ju shqiptoj dënime qytetareve për mos respektim të masave anti covid pas pamjeve te transmetuara nga Podujeva???”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ky reagim i deputetes Musliu vjen pasi kreu i VV-së, Albin Kurti, mbajti një tubim para qindra simpatizantëve në qytetin e Podujevës pasi partia e tij e fitoi këtë komunë.
Nga VV u arsyetuan për mbledhjen e qindra aktivistëve kundër rregullave anti-Covid, ky zyrtari për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka, për TV Dukagjini, deklaroi se partia e tyre nuk ka bërë ftesë për tu mbledhur as zyrtarisht as jo zyrtarisht.
Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimit, Kurti kërkoi nga simpatizantët e partisë të shpërndahen. /Reporteri.net/.