×
  • Lajme
  • Lajme / Audio-incizimi

    Ganimete Musliu kërkon që Prokuroria urgjentisht të nis hetime ndaj Drejtorit të RTK’së, Rilind Gërvallës

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 22:08

    Deputetja e PDK’së, njëherit Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që urgjentisht të fillojë hetimet ndaj Drejtorit të RTK’së, Rilind Gërvallës, pas audio-inicizimit të publikuar sot, shkruan Reporteri.net.

    Musliu ka thënë se “as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë”.

    Sipas saj, audio-incizimi i publikuar dëshmon se AKI është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.

    “Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë  sepse siç po shihet  audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.  Kjo nuk është më vetëm një shkelje e rëndë e etikës profesionale, por  një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave”, ka shkruar Musliu.

    Ndryshe, Paparaci ka publikuar sot një audio-incizim, ku Rilind Gërvalla, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

    Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme.

    Ky seksion i AKI-së, thekson Gervalla, “ka bashkëpunuar rregullisht me RTK-në” e kapur nga pushteti i Kurtit.

    Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikoi direkt AKI-në në skandalin e lajmit të “Slobodna Bosna”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!