×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu pas angazhimit të ‘Guardia di Finanza’: Paaftësia e Bajramit po tolerohet në kohën kur vendi gjendet para kolapsit ekonomik

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 14:13

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vazhduar me akuzat e saj drejt ministres së Financave, Hykmete Bajrami.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se nuk befasohet për arsyetimin e Bajramit për angazhimin e ‘Guardia di Finanza’, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj, nuk është vetëm vjedhja e dy milonëve hera e parë kur ka dështuar ministrja Bajrami.

    Musliu madje e ka quajtur Bajramin të paaftë, duke thënë se ajo ka dështuar edhe gjatë kohës kur drejtonte dikasterin e MTI-së dhe MASHT-it.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    NUK BEFASOHEM PËR ARSYTIMIN E MINISTRES BAJRAMI PËR ANGAZHIMIN E “GUARDIA DI FINANZA”

    Nuk eshte deshtimi i pare i minsitres Hykmete Bajrami, ajo deshtoi edhe ne MTI, e po ashtu deshtoi edhe ne MASHT.
    E tash veq po vazhdon deshtimin dhe keqmenaxhimin ne thesarin e shtetit!
    Ne kohe pandemie e ku ekonomia ka marr tatpjetën, kjo nuk po arrinë te realizojë asnjë pako per ti ndihmuar qytetaret e bizneset qe janë ne gjendjen me te keqe pas vitit 1999. Ministrja Bajrami nuk po arrinë as ti ruaj e as ti menagjon si duhet paranë publike dhe ato pak taksa te mbledhura ne këtë krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milon euro. Ne vend qe paret e shteteve mike te orjentohen ne perkrahje te bizneseve qe më së shumti kanë nevojë, por jo, kjo Ministre ato para i shfrytëzon për të mbuluar dështimet e veta. Paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet edhe ne kohen kur vendi gjendet para nje kolapsi ekonomik!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!