Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas raportimeve të cilat kishin të bënin lidhur me largimin e Andin Hotit nga ky subjekt politik.
Edhe pse vetë Andin Hoti mohoi një gjë të tillë përmes një publikimi të bërë mbrëmë, Musliu sot ka publikuar një fotografi me këtë të fundit për të treguar edhe një herë se i njëjti vazhdon t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.
“Me mikun tim Andin Hoti”, shkroi shkurt Ganimete Musliu.
Ndryshe Hoti deklaroi dje se pavarësisht atakimeve të cilat po i bëhen ai do të vazhdojë angazhimin e tij për të zhdukurit dhe se nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe se nuk brengoset për qëndrimet apo opinionet publike të askujt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.