×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu reagon pas vendimit të Konjufcës për shkarkimin e motrës së saj

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 19:43

    Ministri  në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ka propozuar  presidentit të vendit, Hashim Thaçit tërheqjen e diplomates Fatmire Musliu.


    Fatmire Musliu, që shërbente si Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Republikën Federale të Gjermanisë, njëherit është edhe motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Reporteri.net.

    Kjo e fundit ka reaguar duke publikuar në llogarinë e saj në Facebook një foto me të motrën përmbi së cilës ka shkruar “Tri gjëra nuk fshihen: dielli hëna dhe e vërteta.”

    Kujtojmë se gjatë ditës ka reaguar edhe vetë konsullja Fatmire Musliu, e cila  ka theksuar se është mirë, dhe ka bërë apel të kihet kujdes në këtë kohë Pandemie por pa përmendur fare vendimin e Konjufcës.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158001999973006&set=a.10150953918833006&type=3

    Kujtojmë se Ministri në detyrë Glauk Konjufca ka marrë një sërë vendimesh për shkarkim të ambasadorëve dhe konsujve, që nga ardhja e tij në këtë post. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!