Deptuetja e PDK-së, Ganimete Musli, sot ka qëndruar në celinë të Rahovecit, konkretisht tek një bujk ku ka vizituar serën e tij.
Musliu thotë se gjithandej nëpër Kosovë shihet vullneti i bujqve për të kultivuar kultura të ndryshme bujqësore, përkundër se përballen me sfida të shumta.
Postimi i saj:
Sot isha në Celinë të Rahovecit në seren e Ymerit i cili është shëmbull motivues me pune dhe vullnet qe transmeton çdo ditë.
Gjithandej nëpër Kosovë shihet vullneti i bujqëve për të kultivuar kultura të ndryshme bujqësore.
E megjithatë per bujqit edhe ky vit përcjellet me sfida të shumta.
Ndër sfidat më të mëdha metën:
1. Çmimet e larta të produkteve që nevojiten për të kultivuar këtë fushë: çmimet e produkteve investuese janë 100% më të larta se vitin e kaluar.
2. Pasiguria e tregut. Produktet vendore janë në konkurencë të pabarabartë me produktet e importuara.
3. Mungesa e fuqisë punëtore. Kosova po përballet me fluksin më të madh të emigrimit që nga vitet e 90-ta. Bujqit janë duke u përballur me mungesë të theksuar të punëtorëve.
Këto dhe sfidat e tjera duhet të jenë thirrje serioze për qeverinë aktuale e cila duhet të filloi sa më shpejtë me reforma thelbësore.