Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar për seancën e nesërme që do të mbahet për votimin e buxhetit të vitit 2021.
Ajo në këtë shkrim ka hedhur dyshime edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të dërguar vendin në zgjedhje.
“Seanca e nesërme pa marrë parasysh rëndësinë e saj është një paradoks në vete. Shtrohet pyetja si Kuvend a jemi apo nuk jemi legjitim nesër? A është e obligueshme zbatueshmëria e marrëveshjes ndërkombëtare që do ta votojmë nesër? Nëse jemi legjitim dhe kemi drejt të marrim vendime nesër ku qëndron logjika që Gjykata Kushtetuese ta çoj vendin në zgjedhje?”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se kryeministri në detyrë Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrë pjesë në seancën plenare dhe të mbështesin ligjin për buxhetin, duke thënë se votimi i tij siguron stabilitet financiar në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.