×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e PDK-së

    Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, do t’i nënshtrohet një operimi në zemër

    Reporteri
    18 Shkurt 2024 | 12:20

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet një operimi në zemër.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se deputetja ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku dhe do të kryejë operimin.

    Një burim i afërt me deputeten ka thënë për Reporteri.net se një operim i tillë nuk bëhet në Kosovë, ndaj deputetja ka zgjedhur Gjermaninë.

    Shërim të shpejtë Musliut i ka uruar edhe deputetja nga radhët e kësaj partie, Ariana Musliu Shoshi.

    Kjo e fundit ka publkuar një fotografi së bashku me Musliun në Instagram.

    “Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu. Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu-Shohi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!