×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara e Diturisë – 315 mijë nxënës testohen të shtunën

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 20:49

    Testet e Garës së Diturisë do të shpërndahen për të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme të mbarë Kosovës.


    Në to ka pyetje nga të gjitha lëndët e mësuara nga shtatori deri në prill për secilën klasë.

    Një testim i tillë, nxënsit kosovar i nënshtrohen për herë të parë. Madje ai është hartuar edhe në gjuhët e komuniteteve siç kërkohet edhe me kushtetutë.

    Pyetjet e testeve u hartuan nga ekspertët ndërsa interesimi për të pritet të jetë i madh edhe nga komunitetet, raporton Klan Kosova.

    Garës së Diturisë që do të mbahet të shtunën pritet t’i nënshtrohen rreth 315 mijë nxënës dhe do të fillojë nga ora 9:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!