Pjesë e garës së diturisë që është paraparë të mbahet nesër nuk do të bëhen disa shkolla.
Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka njoftuar se arsye për vendimin që të mos e mbajnë këtë garë janë shkaqet teknike.
“Organizatorët e kësaj gare, nuk na kanë sjellur testet në shkollë, çka e bënë të pamundur organizimin e saj”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.
Edhe dy shkolla nga Lipjani deri tash kanë dhënë njoftimin e njëjtë.
Nga shkolla “Ismail Luma” kanë njoftuar se ministria nuk i ka dërguar materialet e nevojshme duke e quajtur këtë papërgjegjësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Të njëjtat ankesa ia kanë shfaqur edhe nga shkolla “Vëllezërit Domaneku” nga Topliqani, shkollë në të cilën nuk do të mbahet testi i diturisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.