×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara me vetura ku vdiqën 3 të rinj, Kusari-Lila: Organizime të tilla të ndalen menjëherë, të merren masa të ashpra

    Reporteri
    17 Dhjetor 2023 | 14:10
    Mimoza Kusari-Lila, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas aksidentit me tre të vdekur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se një ngjarje e tillë thërret për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpra nga organet kompetente.

    Postimi i plotë:

    Tri vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente.

    Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë.

    Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë.

    Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen.

    Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!