Albin Kurti ka ‘goditur’ dje edhe një grup të rëndësishëm brenda partisë së tij. Kur ka përmendur emrat e ministrave të mundshëm në Qeverinë e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai përveç që ka harruar një pjesë të njerëzve me të cilët ka themeluar e mbajtur lëvizjen, por edhe një grup tjetër jo pak të rëndësishëm, shkruan Reporteri.net.
Është grupi i njerëzve nga Shqipëria, të cilët gjatë kohë kanë shërbyer në Kosovë dhe tash kanë hapur qendrën e VV-së në Shqipëri.
Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha Boiken Abazi, Arber Zaimi dhe Gearda Demiraj janë njerëzit e nga Shqipëria që kanë përkrahur qysh moti Vetëvendosjen dhe madje disa prej tyre kanë pasur edhe pozita të larta në strukturën drejtuese të saj.
Të tillët, Kurti madje i ka konsideruar shpesh si intelektualë e filozofë të rrallë. Por, edhe përkundër kësaj, ata nuk janë parë të denjë nga për t’i emëruar ministra në Qeverinë Kurti. Para dikujt nga dega e Shqipërisë, ai ka zgjedhur ish ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Blerim Rekën por edhe të sapoardhur në parti, siç është Haki Abazi, që në fakt dikur ka qenë kundërshtar i VV-së.
Lideri i Vetëvendosjes, që po ka telashe me numrat për qeveri, ka ndjekur gjatë një politikë që synontë të forconte lidhjet me Shqipërinë.
Në praktikë duket se Edi Rama ka qenë më veprues në këtë drejtim. Ai kishte emëruar në qeverinë e tij të parë zëvëndësministra nga Kosova, ndërkaq tash dy personalitete nga nga Kosova drejtojnë resorë tejet të rëndësishëm në Shqipëri.
Është Gent Cakaj që sherben si Ministër i Jashtëm dhe Besa Shahini si Ministre e Arsimit, shkruan Reporteri.net.
Në Qeverinë Kurti nuk janë përfshirë edhe figura të rëndësishme të VV-së që nga themelimi i saj.
Ai ka lënë anash Liburn Aliun që është një nga figurat e vjetra të VV-së. Po ashtu ka mbetutr jashtë edhe Xhelal Sfeçla dhe komandanti nga Drenica, Rexhep Selimi.
Haki Abazi – zëvendëskryeministër i dytë, Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë, Blerim Reka – ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Bislimi – ministër i Financave dhe Transfereve, Rozeta Hajdari – ministre e Ekonomisë, Tregtisë e Industrisë, Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë dhe Sportit janë ministrat e Kurtit është kabineti qeveritar brenda VV-së, i propozuar dje nga Kurti./Reporteri/.