Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Rrustem Berisha, ka njoftuar nisjen e Gardës Kombëtare të Kosovës dhe Njësitin K-9 për në Shqipëri.
Vendimi i i nënshkruar në mëngjes ka hyrë në fuqi menjëherë dhe më pas njësitë ushtarake kosovare kanë marrë rrugën për në Shqipëri.
“Sapo jam informuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shqiptare për tërmetin dhe pasojat e tërmetit në Shqipëri. Fatkeqësisht, tërmeti ka shkaktuar edhe humbje jetësh dhe dëme të mëdha materiale. Ne u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe keqardhje e thellë familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke treguar gatishmërinë tonë për të dhënë ndihmë në këtë situatë.
Si ministër i Mbrojtjes, kam nënshkruar vendimin për nisjen e menjëhershme njësisë së kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Kosovës (FSK) bashkē me njësitë e specializuara K-9 për në zonat e prekura nga tërmeti”, shkruan ministri Berisha në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.