×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Ka informata se kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 22:02

    Gazetari Astrit Gashi duke folur për zhvillimet e fundit në vend dhe telashet e Qeverisë, tha se ka informacione se kryeministri Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqjen e tij, shkruan Reporteri.net.


    “Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, tha Gashi.

    Ai është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi  final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Kupa është mbushur ’, tha Gashi.

    Ai ka thënë se të gjithë janë të pakënaqur me qeverisjen.

    “Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta cojnë vendin drejt zgejdhjeve”, tha Gashi në Debat Plus në RTV Dulkagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!