Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi përmes një postimi ka thënë që Albin Kurti nuk është armiku i tij, por vetëm kundërshtar politik.
Në një fotografi që e ka publikuar, Gashi ka shkruar se dëshiron ta mund Kurtin në proces zgjedhor.
“Albin Kurti është kundërshtari im politik, por nuk është armiku im. Ne duam ta mundim në proces zgjedhor dhe jo në proces ligjor”, thuhet në fotografinë që ka publikuar ai.
Kurti dhe disa deputetë të tjerë janë dënuar me burgim me kusht nga gjykata për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Vendimi më i ri i Gjykatës Kushtetuese parasheh që kushdo që është i dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojë për deputet. Megjithatë, VV ka propozuar Kurtin dhe Albulena Haxhiun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.