×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi kërkon të hyjnë në votim çështjet që kanë mbetur pa u votuar, Selimi: Nëse nuk i keni votat, tërhiquni

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 13:12

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit të hyjnë në votim edhe çështjet që kanë mbetur pa u votuar në seancat e kaluara.


    “Pas votimit të Avokatit të Popullit, kërkoj të hyjmë në votim për çështjet që kanë mbetur në seancat e kaluara në prioritet për projektiligjin e rimëkëmbjes ekonomike”, tha Gashi në seancën që po mbahet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

    Por, Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nëse nuk i kanë votat, atëherë le të tërhiqen.

    “Këtë mos ta bëni për të na lodhur, por kur t’i kanë votat le ta kërkojnë. Nëse i keni votat provoni, përndryshe tërhiquni. Nëse nuk e keni për test, por e keni për herë të fundit, atëherë shkrepeni më”, tha Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!