×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Gashi: Kurti i ka bërë dëme të mëdha vendit, mori vendimet më të këqija të mundshme këto vite

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 12:59

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruaj vet draftin për Asociacionin.

    Shefi i deputetëve të LDK-së, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit, po profon të ofrojë opsione tjera, siç është ai për dërgimin e draftit të propozuar nga emisa i BE-së, Lajçak, në Komisionin e Venecias.

    “Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon, merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi.

    Kurti, gjatë një interviste për mediat e Shqipërisë, ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet ta dërgojë draftin për Asociacionin në Komisionin e Venecias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!