×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Në Deçan po mungon shteti, kryeministri nuk i ka prioritet qytetarët e tij

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 20:05

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas helmimeve të qytetarëve që ndodhën këto tri ditë në Komunën e Deçanit.


    Gashi ka shprehur kritika ndaj Qeverisë, ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka prioritet qytetarët.

    Ai thotë se Kurti është duke u marrë me punë interesante në Greqi.

    “Ne Deçan po mungon shteti, kjo mungese e shtetit është sepse kryeministri i vendit nuk i ka prioritet qytetaret e vet. Është duke u marr me do pune interesante ne Greqi për me shume se një jave!!!!”, shkroi Gashi në Facebook.

    Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!