×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi nga PDK: Kushtetuesja tregoi qartë se Kosova ka sistem parlamentar të qeverisjes

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 21:04

    Për Partinë Demokratike të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte profesional.


    Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë i pritshëm për faktin se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të dhënë mandatarin për ta formuar qeverinë.

    “Nëse i referohemi aktvendimit të GJK-së, kjo pjesë që ka dalë deri tash, ka sqaruar se Kosova është shtet parlamentar, se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi e jo Qeveria e Presidenti. LVV-ja vazhdimisht insistoi që të ketë ekskluzivitetin në mbajtjen peng të formimit të qeverisë dhe nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për ta dhënë mandatarin”, u shpreh Gashi në KTV.

    Sipas Gashit, Kushtetuesja tregoi qartë se Kosova ka sistem parlamentar të qeverisjes.

    “Ishte vendim profesional dhe u nxjerr një zëri”, tha ai.

    Sot gjatë ditës, edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka quajtur vendim të pritur shpalljen kushtetuese të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër dhe e vlerësoi si vendim të drejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!